Kompanitë sot kanë shumë ngjarje dhe njoftime që duan t’i ndajnë me botën. Roli i menaxherit të marrëdhënieve me publikun, apo PR, ka për detyrë t’i ndajë ato lajme me mediat.
Por, janë disa zakone që duhet t’i evitoni ashtu që mesazhi juaj të merret dhe të transmetohet në mënyrë të duhur tek audienca.
1. Përpilimi i artikujve lehtë të injorueshëm
Kur shkruani artikull për ta dërguar në media, sigurohuni që të shkruani tekst i cili është tërheqës dhe që e emocionon lexuesin për të bërë share informacionin tuaj. Kanalet për botime dhe media marrin me qindra dokumente çdo ditë. Krijoni shkrime që dallohen nga të tjerat, në mënyrë që ata t’ia transmetojnë mesazhin tuaj audiencës së tyre.
Nëse të shkruarit emocional dhe tërheqës është fushë me të cilën keni vështirësi, konsideroni të merrni pjesë në ndonjë kurs apo trajnim shkrimi për të forcuar aftësitë tuaja.
2. Dërgimi i çdo lajmi të kompanisë tek mediat
Kompania juaj do të dëshirojë të publikojë çdo ngjarje dhe zhvillim të rëndësishëm që ndodh brenda saj. Këto mund të krijojnë sasi të mëdha informacioni. Një gjë e tillë bën që shumë prej tyre të injorohen nga mediat dhe të mos publikohen. Para se të shkruani një artikull, mendoni se kush do të jetë i interesuar në atë që keni për të thënë.
Nëse materiali është i rëndësishëm dhe diçka për të cilën publiku duhet të jetë i vetëdijshëm, merrni kohë për të hartuar diçka serioze dhe për ta dërguar atë te burimet tuaja. Por, nëse njoftimi është i dedikuar më shumë për bazën tuaj të klientëve ose punonjësve, merrni parasysh të krijoni një memorandum të brendshëm ose ta postoni atë në rrjetet sociale të kompanisë.
3. Dërgimi i një dokumenti plot gabime
Mediat me të cilat punoni do t’i shmangin njoftimet tuaja për shtyp nëse përmbajtja është plot me gabime ose e vështirë për t’u lexuar. Përpara se t’ua dorëzoni kopjen tuaj atyre, rilexoni dokumentin me kujdes. Ju gjithashtu mund t’i kërkoni dikujt në departamentin tuaj ta lexojë.
Përmirësoni gabimet dhe bëni ndryshimet që keni gjetur ju ose ata dhe lexojeni përsëri. Teksti juaj duhet të ketë një rrjedhë intuitive dhe fjalët duhet të shkruhen saktë. Pasi ti keni kryer këto hapa, transmetojeni dokumentin tuaj në media.
4. Përpjekja për të fshehur të vërtetën
Ngjarjet negative mund t’u ndodhin të gjitha kompanive. Kur kjo ndodh brenda korporatës tuaj, sigurohuni që t’i tregoni publikut se çfarë ka ndodhur edhe nëse kjo mund të bëjë biznesin të mos duket shumë mirë. Reputacioni afatgjatë i tij mund të dëmtohet nëse gënjeni shtypin.
Ju gjithashtu duhet të jeni të gatshëm të jepni përditësime të vazhdueshme të situatës derisa çështja të zgjidhet. Kjo do të shuaj shumë dyshime dhe do të tregojë se ju jeni të ndershëm dhe transparent gjatë një krize.
5. Postimi i informacionit vetëm në një platformë
Ka shumë mënyra për të arritur tek publiku, jo vetëm përmes mediave. Kur dërgoni një njoftim, sigurohuni të publikoni të njëjtin informacion edhe në platformat tuaja si: faqen tuaj të internetit, blogun dhe rrjetet sociale. Ju mund të arrini një audiencë më të madhe duke përdorur këto platforma sesa vetëm përmes mediave. Planifikoni postimet që të përputhen me datën në dokument dhe sigurohuni që të ndiqni çdo përgjigje apo koment të lënë në ato postime.
6. Targetim i gabuar i audiencës
Para se të dërgoni një njoftim për kompaninë tuaj, Sigurohuni që lajmin tuaj e lexojnë personat e duhur. Ju mund të dëshironi të lidheni me sa më shumë njerëz që është e mundur. Por, nëse mesazhi shfaqet tek individë që kanë pak interes për temën, atëherë përpjekjet tuaja për ta shpërndarë lajmin do të jenë të pasuksesshme.
Bëni një studim tregu për të përcaktuar se cilat grupe demografike do të interesohen për atë që po thoni.
7. Mungesa e këmbënguljes
Është mjaft frustruese t’iu refuzohen publikimet të cilat i keni dorëzuar për shtyp. Megjithatë, në mënyrë që të arrini sukses duhet të vazhdoni të përpiqeni të përcillni mesazhin tuaj.
Krijoni marrëdhënie me njerëzit në media në mënyrë që të ndiheni rehat kur flisni me ta. Mësoni të keni vetëbesim në lidhje me temën që po shtjelloni.
Kështuqë, kërkoni ndihmë nga individë në industrinë tuaj dhe nga ata brenda organizatës suaj, më pas përdorni atë që keni mësuar për të shkruar përmbajtje më të mirë. Është detyra juaj si anëtar i departamentit të marrëdhënieve me publikun që të nxirrni mesazhin e kompanisë suaj para publikut.
Nëse korrigjoni tesktin tuaj dhe shpërndani lajmet tuaja në shumë platforma të ndryshme, jini të sigurtë se media do t’i bëjë të ditur publikut se çfarë po përpiqeni të tregoni.
A ishin këto informata të dobishme për ju?
Nëse ju ka pëlqyer ky artikull, sigurohuni të na përcillni në rrjetet tona sociale në mënyrë që të jeni i përditësuar për të gjitha burimet dhe informacionet të cilat i shpërndajmë.