
Procesi i rekrutimit shpesh duket si një udhëtim i komplikuar dhe i panjohur. Shumë kandidatë investojnë orë të tëra tu e përgatit CV-në dhe duke u përgatit për intervista, pa kuptu plotësisht se çka ndodh “prapa skenave”. Për me i ndihmu kandidatët me pas një avantazh, po i zbulojmë 5 sekretet e rekrutimit që shumica e punëdhënësve nuk t’i tregojnë.
1. CV-ja nuk është gjithçka
Një prej keqkuptimeve më të mëdha është se CV-ja përcakton të ardhmen tënde. Realisht, ajo është vetëm një “porte hyrëse” për rekrutuesin. Çka është më e rëndësishme se CV-ja? Impresioni personal dhe aftësia për me u përshtat me kulturën e kompanisë. Një kandidat me CV mesatare por me komunikim të shkëlqyer dhe që tregon motivim të sinqertë shpesh fiton ndaj një kandidati me CV të përkryer, por komunikim të ftohtë.
2. Intervista është një lojë psikologjike
Rekrutuesit shpesh përdorin pyetje të hapura që nuk duken të rëndësishme, për me testu mendimin tënd kritik, kreativitetin dhe reagimin ndaj presionit. Për shembull, pyetje si: “Cili është gabimi ma i madh që e ke bërë ndonjëherë?”
nuk e kërkojnë vetëm përgjigjen e drejtpërdrejtë, por edhe mënyren se si reflekton mbi gabimet dhe si mëson prej tyre.
3. Ata nuk shikojnë vetëm për eksperiencë
Shumë rekrutues nuk vendosin vetëm mbi sa vite përvojë keni, por mbi potencialin tënd për me kontribu në të ardhmen e kompanisë. Kjo do të thotë që edhe nëse nuk ke përvojë të drejtpërdrejtë në një fushë, mund të jesh kandidati i duhur nëse tregon aftësi të adaptueshme dhe gatishmëri për me mësu shpejt.
4. Rekomandimet kanë peshë të madhe
Rekrutuesit shpesh u japin rëndësi rekomandimeve të brendshme dhe kontakteve. Një sugjerim i thjeshtë nga një punonjës i kompanisë mund të rrisë shanset tuaja shumë herë. Prandaj, ndërtimi i rrjetit profesional dhe marrja e referencave të forta janë hapa që shpesh injorohen nga kandidatët.
5. Gatishmëria për kulturën e kompanisë është kyçe
Shumë kandidatë përqendrohen vetëm në aftësitë teknike. Por përshtatja me kulturën e kompanisë është ajo që shpesh bën diferencën mes dy kandidatëve me aftësi të ngjashme. Pyetjet rreth vlerave, mënyrës së punës dhe angazhimit tregojnë sa mirë mundesh me u përshtat dhe me kontribu në ambientin e kompanisë.
Procesi i rekrutimit nuk është vetëm një test i aftësive tuaja profesionale, por edhe një vlerësim i karakterit, komunikimit dhe përshtatjes kulturore. Duke kuptuar këto sekretet të fshehura, ju mund të rritni ndjeshëm shanset për të fituar vendin e dëshiruar dhe për të lënë një përshtypje të qëndrueshme tek rekrutuesit.
Nise rrugën drejt Human Resources me Jungle
Nëse dëshiron me zhvillu aftësi të avancume në fushën e burimeve njerëzore, Human Resources Academy e Jungle që fillon në janar është mundësia jote ideale. Akademia ofron një program të plotë ku përfshihen tema si rekrutimi efektiv, menaxhimi i performancës, zhvillimi i karrierës dhe kultura organizative. Me trajnime 100% praktike, ushtrime interaktive dhe mbështetje për zhvillimin profesional, kjo akademi të përgatit që të bëhesh profesionist i kërkuar në tregun e punës.