Është e pamundur që gjithmonë të bëjmë gjithçka siç duhet, sidomos në një fushë si ajo e marketingut dixhital. Megjithatë, duke i pasur parasysh gabimet më të zakonshme dhe si evitohen ato, ju jo vetëm se siguroheni se kampanjat tuaja janë të suksesshme, por edhe i kurseni vetes kohë, para dhe stres.
Nëse dëshironi të mësoni se cilat janë këto gabime dhe si të siguroheni që mos ti përsërisni edhe ju, ne kemi krijuar një listë me 5 gabimet më të shpeshta në fushën e marketingut dixhital.
Për shkak se qasja në informacion në ditët e sotme është shumë e lehtë, jemi mësuar që gjërat të ndodhin më shpejt se kurrë. Shpeshherë kur marketerët e rinj nuk shohin rezultate aty për aty, fillojnë të mendojnë se kampanja apo strategjia e tyre ka dështuar.
Pro tip: Njerëzit kanë nevojë për kohë për të marrë vendime, kështuqë konsistenca është çelësi i suksesit në marketing dixhital.
Klienti potencial duhet të ekspozohet disa herë ndaj kontentit tuaj para se të fillojë të ndërveprojë me të, kështuqë mos prisni që rezultatet të vijnë brenda natës.
Afro 93% e trafikut në Facebook dhe Instagram vie nga përdoruesit e pajisjeve mobile, 57% në LinkedIn dhe 52% në Google.
Me një përqindje kaq masive, optimizimi i përmbajtjes suaj për pajisjet mobile është kyç.
Pro tip: Filloni duke marrë parasysh se si përdoruesit tuaj po ndërveprojnë me biznesin tuaj në telefon dhe si mund ta formësoni atë përvojë më mirë.
Duke marrë parasysh sasinë e të dhënave që keni në dispozicion, është shumë e lehtë të ndiheni të humbur ndërsa shikoni statistikat dhe numrat.
Megjithatë, nëse nuk e kuptoni se nga vijnë të dhënat, çka do të thonë dhe çka duhet të bëni me to, është e gjitha humbje kohe.
Hapi i parë është të përcaktoni se cilat lloje të të dhënave janë më të rëndësishme për qëllimin që dëshironi të arrini. Kjo do t’ju ndihmojnë ta keni të qartë se çka funksionon dhe çka jo.
Sipas disa hulumtimeve të fundit, inkuadrimi i një videoje në landing page-in tuaj mund të rrisë shkallën e konvertimit deri në 80%.
Videot nuk janë vetëm argëtuese, ato poashtu janë një nga mënyrat më të mira për t’u afruar me audiencën dhe për t’i dhënë atyre një paraqitje autentike të biznesit tuaj.
“Por, sa është gjatësia optimale një videoje?”
Kjo dallon nga platforma në platformë, ja disa nga rekomandimet tona:
Një nga hapat e parë për një strategji të suksesshme marketingu është të bëni një analizë të thellë të target audiencës tuaj.
Meqenëse klienti duhet të jetë në qendër të çdo gjëje, kuptimi i qartë i target audiencës është hap kritik i cili vie para çdo faze tjetër. Disa prej aspekteve të target audiencës tuaj që duhet t’i kuptoni para se të filloni të publikoni përmbajtjen tuaj janë:
Nëse mendoni se informacionet të cilat i lexuat janë të dobishme sigurohuni të na përcillni në rrjetet tona sociale në mënyrë që të shihni blogjet tona të ardhshme.