
Project Management sot osht ndër profesionet ma të kërkuara. Çdo kompani ka projekte, çdo projekt ka deadline, buxhet, ekip dhe presion. Në letër, krejt doken të thjeshta. Në realitet? Shumica e projekteve dështojnë – ose dalin jashtë buxhetit, jashtë afatit, ose me ekip të djegun komplet.
Shpesh problemi nuk osht mungesa e dijes teknike. Problemi janë gabimet e vogla, të përditshme, që Project Manager-at i bojnë pa i vërejt – gabime që me kohë ta shkatërrojnë reputacionin, besimin e ekipit dhe rritjen në karrierë.
Ja 5 prej tyre👇
1. Je tu mendu që Project Management osht veç “organizim detyrash”
Një nga keqkuptimet ma të mëdha:“Unë veç i ndaj task-et, i ndjek deadline-t dhe raportoj.”
Jo. Kjo osht administrim, jo Project Management.
Project Manager-i i mirë:
- parashikon probleme para se me ndodh
- menaxhon pritjet e stakeholder-ave
- balanson kohën, buxhetin dhe cilësinë
- e mban ekipin të fokusum edhe nën presion
Nëse e sheh rolin tand veç si task manager, me kohë:
- projektet nisin me t’u dalë jashtë kontrollit
- vendimet merren nga dikush tjetër
- ti mbetesh “ai që dërgon email-a”
Dhe kjo është mënyra ma e shpejtë me u stagnu në karrierë.
2. Mos-menaxhimi i komunikimit (edhe pse mendon që po komunikon mjaft)
“Po komunikoj çdo ditë” – e thonë shumica e PM-ve.
Por komunikim ≠ informim.
Gabimet ma të shpeshta:
- supozon që ekipi e ka kuptu njëjtë si ti
- nuk i qartëson pritjet
- nuk i dokumenton vendimet
- nuk e përshtat komunikimin sipas audiencës (ekip vs management)
Rezultati?
- keqkuptime
- frustrim në ekip
- “Po s’e dija që osht kaq urgjente”
- “Unë e kuptova ndryshe”
Një Project Manager i dobët reagon kur ndodh problemi.
Një Project Manager i fortë e përdor komunikimin për me e parandalu problemin.
3. Injorimi i risk-ut derisa bëhet krizë
“Nuk kemi rrezik për momentin” – fjalia ma e rrezikshme në Project Management.
Çdo projekt ka risk. Pa përjashtim.
Kur risk-u:
- nuk identifikohet herët
- nuk dokumentohet
- nuk diskutohet hapur
… ai kthehet në krizë. Dhe krizat:
- ta prishin afatin
- ta prishin buxhetin
- ta prishin besimin
Shumë PM-a e shohin risk management si “diçka teorike”. Në realitet, osht arma kryesore që ta mbron karrierën.
Sepse kur diçka shkon keq, pyetja s’osht: “A ka ndodh problem?”
Pyetja osht : “A u parashiku, a u menaxhu, a u komuniku?”
4. Tu tentu me i bo krejt vet (mikromenaxhim i fshehur)
Shpesh vjen prej qëllimit të mirë: “Po e bëj vet se dal ma shpejt.”
Por realiteti është tjetër:
- ekipi humb autonominë
- njerëzit ndihen të kontrollum
- ti lodhesh, digjesh dhe gabon ma shpesh
Project Manager nuk paguhet për me i kry task-et. Paguhet për me e bo ekipin me funksionu pa ty në çdo hap.
Mikromenaxhimi:
- t’jep ndjenjë kontrolli afatshkurt
- po ta shkatërron rritjen afatgjatë
Në karrierë, kjo shihet shpejt. PM-at që s’dinë me delegu, rrallë avancojnë.
5. Mos-investimi serioz në zhvillim profesional
Shumë njerëz hyjnë në Project Management rastësisht:
- prej IT-së
- prej marketingut
- prej operativës
- prej administratës
Dhe mendojnë: “E mësoj rrugës.”
Po, diçka mëson. Por jo mjaftueshëm.
Pa strukturë:
- gabimet përsëriten
- rritja ngadalësohet
- vetëbesimi lëkundet
Project Management nuk është veç përvojë. Është:
- metodologji
- mindset
- komunikim strategjik
- menaxhim njerëzish
- vendimmarrje nën presion
PM-at që investojnë në veten e tyre dalin përpara. Tjerët mbesin në të njëjtin rol për vite.
Nëse po e sheh veten në këto gabime – ka zgjidhje
Lajmi i mirë? Këto gabime korigjohen.
Me qasjen e duhur, mentorim dhe praktikë reale, Project Management mund të kthehet prej një roli stresues në një karrierë të qëndrueshme, të paguar mirë dhe me perspektivë.
Nëse synimi yt është:
- me u bo Project Manager profesionist
- me i kuptu proceset si duhet, jo veç “me mbijetu projekte”
- me pas strukturë, jo improvizim
atëherë mundesh me u bo pjesë e Project Management Academy.
–Grupet e reja fillojnë në Mars
– Oferta Early Bird: –400€ zbritje
– Vlen deri më 24 Shkurt
Sepse karriera në Project Management nuk ndërtohet rastësisht. Ndërtohet me dije, praktikë dhe drejtim të saktë!