Është pjesë e natyrës njerëzore të gabojmë, por nëse jeni menaxher i projektit, edhe një gabim i vogël mund të kushtojë shumë.
Megjithatë, nëse jeni në dijeni për gabimet më të zakonshme të cilave iu bien pre menaxherët e projekteve, atëherë do ta keni shumë të lehtë t’i evitoni ato.
Kur nisni një projekt, është e domosdoshme të identifikoni të gjitha palët e interesit dhe të siguroheni që të gjithë të jenë në pajtim me planet tuaja.
Shpeshherë, menaxherët e projekteve harrojnë se anëtarët e ekipit janë poashtu palë e interesit. Ata investojnë kohë dhe energji në projektin tuaj, dhe ndikohen drejtpërdrejt nga suksesi i tij. Nëse nuk i kushtoni vëmendje përpjekjeve dhe vullnetit të ekipit tuaj, ju i bëni të ndihen të pavlerësuar dhe kështu bie motivi për tu përfshirë në projekt dhe për të dhënë maksimumin, gjë që rrezikon suksesin e projektit.
Në menaxhimin e projekteve, komunikimi është çelësi i suksesit. Fatkeqësisht, shumë menaxherë projektesh nuk paracaktojnë kanale të komunikimit në projektet e tyre, si për shembull kontrollet e rregullta të statusit apo mbledhje javore të ekipit. Këto kanale do t’ju mbajnë të motivuar në çdo fazë të projektit dhe do të sigurojnë se të gjithë i kanë të qarta objektivat dhe pritshmëritë kohore të përfundimit.
Po, statistikat janë të rëndësishme, afatet janë të rëndësishme dhe klientët janë të rëndësishëm. Por nëse nuk ju intereson asgjë jashtë këtyre, as anëtarëve të ekipit nuk do t’iu interesojë për ju.
Njerëzit janë resursi më i rëndësishëm gjatë menaxhimit të projekteve. Mundohuni të tregoni empati, konsideratë dhe respekt në çdo ndërveprim me ta. Përndryshe ata nuk do të ndihen të lirshëm të komunikojnë me ju në lidhje me probleme të cilat mund të rrezikojnë rrjedhën e planifikuar të projektit.
Shpeshherë, menaxherët e projektit fokusohen aq shumë në përfundimin e projekteve me kohë dhe nën buxhet, saqë sigurimi se cilësia është në nivel mbetet sekondare.
Është e kuptueshme të preferoni të fokusoheni në rezultate dhe në përmbushje të shpejtë të fazave të projektit, por duke anashkaluar kontrollimet e rregullta të cilësisë, mund të përfundoni me një rezultat i cili nuk i përmbush standardet e klientit tuaj.
Një realitet i hidhur i menaxhimit të projekteve është përballja ditore me sfida si tejkalim të afateve, detyra apo objektiva të papritura, ndryshime në drejtim të projektit etj. Detyra juaj si menaxher i projektit është të jeni të gatshëm të përshtateni me këto ndryshime në mënyrë që të mbani projektin në binarë. Kjo mund të nënkuptojë gjëra si ndryshim të qasjes suaj, shtim të resurseve të reja në projekt apo, me raste, edhe fillim nga e para.
Të qenurit të pakompromis në lidhje me proceset dhe duke refuzuar input nga të tjerët, ju e siguroni dështimin e projektit dhe humbni besimin e anëtarëve të ekipit.
Nëse mendoni se informacionet të cilat i lexuat janë të dobishme sigurohuni të na përcillni në rrjetet tona sociale në mënyrë që të shihni blogjet tona të ardhshme.