Aftësia e të folurit më shumë se një gjuhë në botën profesionale të jep një avantazh të madh, por fatkeqësisht “dygjuhësia e ekuilibruar” është shumë e rrallë. Të shkruarit në gjuhë të dytë është e vështirë për shkak të prirjes sonë të natyrshme për t’iu përmbajtur rregullave gramatikore dhe strukturore të gjuhës sonë të parë. Kjo është arsyeja pse është tejet e zakonshme që individët të cilët anglishten e kanë gjuhë të dytë të keqpërdorin përemrat, përdorin parafjalët e gabuara, lidhin gabimisht një folje ose të strukturojnë keq një fjali kur shkruajnë në anglisht.
Problemi nuk është se ju nuk e kuptoni gramatikën, por është se truri juaj zbaton natyrshëm rregullat e gjuhës amtare në gjuhën e dytë në të cilën shkruani.
Pavarësisht këtyre sfidave, të shkruarit në anglisht ka shumë benefite. Anglishtja do t’ju lejojë të arrini një audiencë më të madhe dhe të lidheni me më shumë njerëz në mbarë botën. Por, ju duhet të siguroheni që çdo përmbajtje që shkruani në anglisht është pa gabime dhe rrjedhë natyrshëm. Le të flasim për disa mënyra se si të përmirësoni shkrimin tuaj në anglisht në mënyrë që të mund të transmetoni një imazh profesional dhe të besueshëm tek audienca juaj.
Studime të shumta kanë treguar se kur flasim gjuhën tonë të dytë, emocionet dhe kreativiteti janë më të vështira për t’u përdorur. Për shkak të kësaj, është e rëndësishme të grumbulloni ide dhe të zhvilloni pikat kryesore të temës në gjuhën tuaj amtare.
Por keni kujdes, mund të jetë joshëse të shkruani përmbajtjen në gjuhën amtare dhe më vonë ta përktheni në anglisht. Është e vërtetë që shkrimi në gjuhë të dytë është i lodhshëm dhe kërkon shumë më tepër koncentrim sesa të shkruarit në gjuhë amtare. Sidoqoftë, përmbajtja juaj në anglisht do të tingëllojë më e natyrshme nëse merrni kohë për ta shkruar në atë gjuhë me fillim.
Para se të filloni të shkruani, është mirë të jeni në dijeni për disa nga gabimet më të shpeshta që bëhen gjatë të shkruarit anglisht. Fatmirësisht, shumë nga këto gabime janë të lehta për t’u shmangur nëse e kuptojmë se për çfarë arsye janë të pasakta dhe si t’i korrigjojmë ato.
Duke qenë në dijeni për gabimet që mund të ndodhin, ne jemi më të aftë në kapjen e gabimeve para se të ndodhin.
Teknologjia ka arritur aq larg vitet e fundit sa që tani mund ta kontrollojmë përmbajtjen tonë përmes softuerëve të ndryshëm të cilët detektojnë çdo lloj gabimi në shkronja apo edhe në gramatikë. Këto teknologji jo vetëm që do të gjejnë gabimet që nuk i kemi parë, por gjithashtu zbulojnë gabime që mund të mos t’i kishim vënë re kurrë.
Këtu janë disa nga rekomandimet tona për softuerët më të dobishëm dhe të lehtë për t’u përdorur:
Pro Tip: shkruani deri në fund përmbajtjen tuaj para se të përdorni softuerët për editim dhe korrigjim. Kjo do t’ju lejojë të siguroheni që përmbajtja rrjedhë natyrshëm dhe që të keni shkruar gjithçka që dëshironi të thoni para se të kapeni në detaje.
Në fund të fundit, praktika është ajo që do të ju aftësojë më së shumti për të shkruar bukur. Një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar shkrimin në anglisht është poashtu të lexoni.
Lexoni rregullisht libra dhe artikuj në këtë gjuhë. Ka edhe ushtrime online që mund t’i përdorni për t’i përmirësuar aftësitë tuaja të të shkruarit, dhe kështu do të mësoni fraza të reja, si të strukturoni fjalitë në mënyrë më koherente dhe si të shkruani përmbajtje e cila e inkurajon audiencën të bëjë atë që ju dëshironi.
Nëse mendoni se informacionet të cilat i lexuat janë të dobishme, sigurohuni të na përcillni në rrjetet tona sociale në mënyrë që të njoftoheni për blogjet tona të ardhshme.