fbpx

Pa marrë parasysh se në cilën fazë të jetës jemi, shumë nga ne kemi dyshime nëse zgjedhja jonë e karrierës ka qenë e duhura. Për të qenë më të sigurtë në zgjedhjet që ne bëjmë për karrierën tonë, është shumë e rëndësishme që përpos dëshirave e pasioneve tona, të ndjekim edhe studimet e fundit të bazuara në të dhëna reale që pasqyrojnë kërkesat e tregut të punës në shtetin ku jetojmë.

Pa marrë parasysh se në cilën fazë të jetës jemi, shumë nga ne kemi dyshime nëse zgjedhja jonë e karrierës ka qenë e duhura. Për të qenë më të sigurtë në zgjedhjet që ne bëjmë për karrierën tonë, është shumë e rëndësishme që përpos dëshirave e pasioneve tona, të ndjekim edhe studimet e fundit të bazuara në të dhëna reale që pasqyrojnë kërkesat e tregut të punës në shtetin ku jetojmë

 

 

Pa marrë parasysh se në cilën fazë të jetës jemi, shumë nga ne kemi dyshime nëse zgjedhja jonë e karrierës ka qenë e duhura. Për të qenë më të sigurtë në zgjedhjet që ne bëjmë për karrierën tonë, është shumë e rëndësishme që përpos dëshirave e pasioneve tona, të ndjekim edhe studimet e fundit të bazuara në të dhëna reale që pasqyrojnë kërkesat e tregut të punës në shtetin ku jetojmë.

Forumi Botëror i Ekonomisë në vitin 2020 ka publikuar raportin e fundit me titull “Future of Jobs” apo “E Ardhmja e Vendeve të Punës”, ku ndër të tjera reflekton mbi trendet globale dhe zhvillimet e bizneseve ne Europë, duke theksuar këto 4 pika:

Rritja dhe ulja e kërkesës sipas industrisë

Sipas analizave të Institutit Global McKensey si dhe shumë hulumtimeve tjera, ritmi i pozitave dhe profesioneve të kërkuara do të ndryshojë në vitet në vazhdim. Profesionet prej fushave të ndryshme të STEM (Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës) janë disa prej profesioneve më së larti të renditura në listën e profesioneve për të cilat ka kerkesë në Europë, dhe jo vetëm. Biznesi, shëndeti dhe mirëqenia, menaxhmenti, edukimi e arti jane disa prej fushave tjera që renditën lart ne listën e profesioneve që do kërkohen edhe për vitet në vazhdim. Ndërkaq, zbritje e dukshme vërehet në fushat e tilla si: Transport, mekanikë, ushqim, organizata jo-qeveritare, prodhim dhe mbështetje administrative.

Automatizimi sipas industrisë

Ngjarjet e viteve të fundit në menyrë dramatike kanë përshpejtuar ritmin e transformimit dixhital të shoqërisë tonë. Automatizimi i proceseve të ndryshme të punës sidomos në kohën e Covid-19 konsiderohet si një hap i domosdoshem – ku kryerja e punës me efikasitet dhe siguri të lartë është vetëm një nga benefitet. Në Europë, studimet tregojnë se disa nga profesionet që po rrezikojnë të shuhen si rezultat i automatizimi i të proceseve janë: Shitja me shumicë dhe pakicë, prodhimi, industria e hospitalitetit dhe ndërtimtaria.

Rritja dhe ulja e kerkesës sipas profesioneve deri në vitin 2025

Nëse jeni duke vazhduar studimet për shkollim të lartë, ose jeni duke u regjistruar në ndonjë shkollë trajnimi për të mësuar shkathtësi të caktuara, atëherë mesiguri jeni duke menduar: A është zgjedhja juaj e duhura për tani ose a do të mbetet e duhura deri në momentin kur ju të përfundoni studimet?

Nëse analizojmë të dhënat që kemi marrë prej raportit të Forumit Botëror të Ekonomisë, atëherë kuptojmë se profesionet më të kërkuara deri në vitin 2025 në Europë janë: Analistët dhe specialistët e të dhënave, specialistët e Inteligjencës Artificiale dhe specialistët e mësimit të makinerisë (Machine-Learning), specialistët e strategjive të marketingut dixhital si dhe specialistet e automatizimi  të proceseve.

Profesionet që pritet të kenë rënie të kërkesës deri në 2025, janë: Futja e të dhënave, sekretararët e përgjithshëm dhe ata ekzekutivë, kontabiliteti dhe punëtorët e fabrikave.

15 shkathësitë e buta me rritje të kërkesës deri në 2025

Kohëve të fundit, shkathtësitë e buta që më së shumti po kërkohën janë: Aftësia për menaxhim të vetes, aftësia për të mësuar në mënyrë aktive, fleksibiliteti si dhe toleranca ndaj stresit. 

Këto trende priten të jenë një sfidë në vete edhe për kompanitë e mëdha – të cilat fokusin duhet ta kanalizojnë jo vetëm në automatizim të proceseve, por edhe në monitorimin e ndryshimeve në vendin e punës, krijimin e kushteve për rikualifikim si dhe trajnimin e punëtoreve. 

Sipas raportit të Forumit Botëror të Ekonomisë, 15 aftësitë e buta për të cilat kerkesa do të rritet janë: Mendimi analitik dhe inovacioni, strategjitë e të mësuarit dhe të mësuarit aktiv, zgjidhja e problemeve komplekse, mendimi kritik, kreativiteti, origjinaliteti dhe iniciativa, lidershipi dhe impakti social, përdorimi, monitorimi dhe kontrolli i teknologjisë, dizajni dhe programimi i teknologjise, fleksibiliteti dhe toleranca e stresit, inteligjenca emocionale, zgjidhja e problemeve të përvojës së përdoruesit (User Experience), orientimi i shërbimeve si dhe negocimi në shitje.

Sipas të dhënave të paraqitura më lartë, fakt i pamohueshëm është që profesionet në fushën e IT-së po lulëzojnë dhe se ky trend do rritet edhe në ditët në vazhdim. Parashikimet për rritjen e personelit në fushën e IT-së në vitet e ardhshme janë tregues të rëndësishëm për të paktën tre gjëra:

  • Së pari, pagat në këtë fushë do të vazhdojnë të rriten për shkak të zvogëlimit të konkurrencës në treg; 
  • Së dyti, është e nevojshme të investohet intensivisht në fushat STEM në të gjitha fazat e arsimit, dhe
  • Vlerësimet e rregullta të nevojave të tregut të punës dhe investimet e rikualifikimit në këto fusha janë të nevojshme për të qenë në gjendje t’i përgjigjen kërkesës së punës menjëherë.

Nëse jeni të interesuar për të lexuar më shumë rreth këtyre të dhënave, gjeni raportin e plotë këtu.

Së fundmi, jemi shumë entuziastë për të ju ftuar ne grupin e ri për trajnim në “Marketing dixhital”, profesion ky që sipas raportit të mësipërm do shënojë rritje të lartë të kërkesës deri në vitin 2025. Nëse jeni të interesuar, mund të aplikoni këtu.

 

 

Copy of Copy of Copy of Copy of Copy of Copy of Copy of Copy of Elementor Monthly Showcase

Diellza Azemi

Content CREATOR
Scroll to top