Intervistat e punës. “Si të përgatitem? Çfarë do të më pyesin? Çfarë duhet t’iu them? Çfarë duhet t’i pyes ata?”
Edhe pse ne nuk mund t’ju përgatisim për çdo ngjarje të mundshme, ne mund t’ju ofrojmë disa nga pyetjet më të shpeshta që do të ndihmojnë në parapërgaditjen tuaj.
Pyetjet më të shpeshta gjatë intervistës janë ato që fillojnë me “Më trego për…”, dhe në vend të parë të kësaj liste është sigurisht “Më trego për veten”.
Shembull i një përgjigjjeje të shkëlqyer për këtë pyetje:
“Unë jam elektricist me përvojë dhjetë vjeçare në ndërtimin e banesave.
Pasi fitova certifikatën time të elektricistit në ABC Tech, u bëra intern tek XYZ dhe më pas ata më punësuan. Katër vjet më vonë fitova certifikatën time si elektricist i nivelit meister.”
Është taktikë e zakonshme e menaxherëve të burimeve njerëzore të bëjnë pyetje të hapura.
Një pyetje e hapur ju shtyn të përgjigjeni në detaje, duke përdorur histori dhe shembuj. Përgjigjet e këtyre pyetjeve japin njohuri më të thella dhe të gjata sesa një “Po” ose “Jo”. Përballjen me këto pyetje duhet ta shihni si mundësi për të lënë mbresa të mira tek intervistuesi. Kështuqë, jepni detaje dhe shembuj. Edhe nëse pyetja është më e mbyllur, elaboroni dhe përshkruani, pa e kaluar cakun.
Pyetjet “më trego për” janë gjithashtu shembuj klasikë të pyetjeve situacionale. Intervistuesi dëshiron të dijë se si e keni trajtuar problemin në një situatë të kaluar dhe e përdor atë përgjigje për të vlerësuar përvojën dhe aftësitë tuaja. Të pyesësh një kandidat “çfarë ke bërë…?” në vend se “çfarë do të bëje nëse…?” është teknikë shumë e saktë për të matur aftësitë e një kandidati.
Fatmirësisht, ekziston një mënyrë shumë efektive për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve:
Pro Tip: Metoda STAR është poashtu mjaft efektive (Situation, Task, Action, Result).
Kur përshkruani përgjegjësitë tuaja, përpiquni ti përmendni ato përgjegjësi që përputhen më së afërmi me kërkesat e rolit për të cilin jeni duke u intervistuar.
Shembull i një përgjigjjeje të shkëlqyer për këtë pyetje:
“Si mësues i nxënësve me aftësi të kufizuara, kam punuar me klasat 1-5 në shkollën XYZ të qytetit ABC, duke bashkëpunuar me prindërit dhe mësuesit e tjerë për të hartuar planprogramet dhe për të mbështetur përfshirjen e këtyre fëmijëve në klasat e rregullta.”
Në këtë pyetje, përveq informacionit të cilin pyetja direkt e kërkon, ekziston edhe kureshtja se pse keni dhënë dorëheqje nga roli i mëparshëm (kjo vlen në rastet kur roli për të cilin keni aplikuar është i ngjashëm me rolin e mëparshëm).
Shembull i një përgjigjjeje të shkëlqyer për këtë pyetje:
“Më pëlqente se kishte gjithmonë diçka të re për të mësuar dhe e dinim se do të promovoheshim përderisa përvoja jonë rritej. Megjithatë, nuk më pëlqeu udhëtimi i gjatë deri në punë, prandaj po aplikoj për një punë më afër vendbanimit.”
Kur u përgjigjeni pyetjeve në lidhje me pikat tuaja të forta, përqendrohuni në ato aftësi që janë kyçe drejt suksesit në punën për të cilën jeni duke u intervistuar. Mos jini shumë modest. Është e rëndësishme që menaxheri i burimeve njerëzore të jetë në dijeni rreth kualifikimeve tuaja.
Shembull i një përgjigjjeje të shkëlqyer për këtë pyetje:
“Falë përvojës sime si përfaqësuese e burimeve njerëzore, kam fituar aftësi të shkëlqyera komunikimi. Unë kam qenë përgjegjëse për inicimin e seminareve informuese për anëtarët e stafit dhe ndërmjetësova çdo konflikt në vendin e punës.”
Ka mënyra të ndryshme për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve. Një taktikë e stërpërdorur është kthimi i negatives në pozitive, që mund të jetë diçka si: “Jam më perfeksionist se sa duhet” apo “Përfshihem shumë emocionalisht në projektet e mia”.
Një taktikë më efektive është zgjedhja e një aftësie të cilën nuk e keni në nivelin të cilin dëshironi ta keni, duke u siguruar që ajo aftësi është relevante me pozitën për të cilën keni aplikuar.
Shembull i një përgjigjjeje të shkëlqyer për këtë pyetje:
“Kam programuar kryesisht me Python në pozitën time të fundit, kështu që nuk kam aq shumë përvojë me Java. Kam mbajtur një kurs në Java gjatë një semestri në universitet, por nuk e kam përdorur që atëherë.”
Nëse jeni duke u intervistuar për një pozitë me presion të lartë, intervistuesi do të dëshirojë të dijë se përballoni stresin. A qëndroni të qetë apo përjetoni ankth?
Shembull i një përgjigjjeje të shkëlqyer për këtë pyetje:
“E njoh veten mjaft mirë. Jam në gjendje të kuptoj se kur filloj të ndihem i/e stresuar. Në këto raste, ndaj 2 minuta për t’u fokusuar në frymëmarrje. Si gjithë të tjerët, kualiteti më i lartë i punës arrihet kur jam i/e fokusuar dhe i/e qetë.”
Shembull i një përgjigjjeje të shkëlqyer për këtë pyetje:
“Ekipi ynë, tashmë me staf të pamjaftueshëm, u hodh në panik kur një klient i madh kërkoi që ne të përfundonim porositë e tyre dy javë përpara afatit. Normalisht përpiqemi të akomodojmë kërkesa të tilla, por këtë herë nuk ishte e mundur. Unë ia shpjegova situatën klientit dhe u thashë se ose mund t’i tarifonim ekstra për të mbështetur koston e punësimit të personelit të përkohshëm ose, nëse ata pranonin afatin fillestar, ne do t’u jepnim atyre një zbritje prej 10% në porosinë e tyre të radhës.”
Shembull i një përgjigjjeje të shkëlqyer për këtë pyetje:
“Jam shumë krenar që arrita ta bindja CEO-n tonë për të inkorporuar një program të brendshëm trajnimi profesional që lejoi personelin tonë të përparonte brenda organizatës sonë.”
Merrni kohë për të përshkruar se si kualifikimet tuaja përputhen me punën. Sa më shumë që tregoni se sa të kualifikuar jeni, aq më lehtë do të jetë të punësoheni.
Shembull i një përgjigjjeje të shkëlqyer për këtë pyetje:
“Që nga koha kur pata një aksident me veturë si fëmijë dhe kalova një javë në spital, kam dashur të bëhem infermiere – mundësisht këtu në ABC, ku edhe u trajtova.”
Pyetjet në lidhje me pagën mund të jenë delikate, veçanërisht nëse nuk e dini se sa është paga për pozitën në të cilën keni aplikuar. Mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur kësaj pyetje është të jeni të sinqertë dhe të demonstroni se ia dini vlerën aftësive dhe punës që e bëni.
Shembull i një përgjigjjeje të shkëlqyer për këtë pyetje:
“Unë paguhem rreth 450 EUR në muaj, por jam i/e hapur për negocim varësisht nga benefitet të cilat i ofroni.”
Kjo është zakonisht pyetja e fundit në një intervistë pune. Përgaditni një listë të shkurtër pyetjesh sepse kjo lë përshtypjen se ju jeni me të vërtetë të interesuar për pozitën në fjalë.
Shembull i një përgjigjjeje të shkëlqyer për këtë pyetje:
“A ka ndonjë mundësi për avancim apo zhvillim profesional?”
“Cilat janë arritjet më të mëdha që pritni të realizohen në këtë pozitë në 90 ditët e ardhshme?”
“Cilat projekte duhen të fillojnë menjëherë pas punësimit?”
Edhe për profesionistët me përvojë mbajtja e intervistës mund të jetë stresuese. Përgaditja e disa përgjigjjeve të gatshme për pyetjet më të zakonshme do t’iu japë vetbesimin e nevojshëm për të lënë mbresa tek intervistuesi juaj.
Mos harroni të bëni edhe ju pyetje. Shancat tuaja të punësimit do të rriten nëse pyetjet tuaja demonstrojnë interesim për pozitën në fjalë.
Nëse mendoni se informacionet të cilat i lexuat janë të dobishme, sigurohuni të na përcillni në rrjetet tona sociale në mënyrë që të shihni blogjet tona të ardhshme.